Ujkani: Tifozët janë arma jonë, shpresojmë që ndeshja ndaj Anglisë të jetë festë në Kosovë

E publikuar: 02/12/2018 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujakni, e ka komentuar shortin e fazës së grupeve për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2022.

‘Dardanët’ janë pjesë e Grupit A së bashku me Përfaqësuesen e Anglisë, Bullgarisë, Çekisë dhe Malit të Zi.

30-vjeçari është i vetëdijshëm që kundërshtarët janë të një niveli tjetër, me më shumë provojë, por ai nuk fshehë shpresën për një sukses të mundshëm.

“Është një grup interesant, jemi skuadra më e re dhe më e dobët në grup. Do të jenë interesante ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi, por edhe ndeshjet ndaj ekipeve tjera pasi dëshirojmë të rrisim nivelin tonë”.

“Skuadra jonë është pozitive, ne mund të vazhdojmë rritjen, por duhet të kuptojmë se tani kundërshtarët janë më të fortë”, ka thënë Ujakni për SuperSport, shkruan Telegrafi.

“Ndeshja e parë në Kosovë do të jetë e rëndësishme, luajmë para tifozëve dhe jemi të motivuar. Tifozët janë arma jonë”.

“Kurse ndeshja e fundit ndaj Anglisë shpresoj të jetë festë e madhe në Kosovë. Ata janë ekipi më i madh që viziton Kosovën dhe publiciteti do të jetë i madh. Shpresojmë në rezultat, nëse kemi një për qind shanse do provojmë”.

Liga e Kombeve na ka jap pozitivistet, besojmë se jemi gati të konkurrojmë me ekipe e grupit, përveç Anglisë që ata janë superior”.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, euforia mund të na dëmtojë”.

“Ëndrra e çdo shqiptari është të shikojë Shqipërinë dhe Kosovën në Kampionatin Evropian”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/