Sport

UEFA kontrolle antidoping Kombëtares

25.05.2016 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
UEFA kontrolle antidoping Kombëtares

“E reja e mëngjesit të ditës së mërkurë ishte kontrolli surprizë Anti-Doping”

Grupi i kontrollit të UEFA-s për substancat e ndaluara mësyu në rezidencën ku është grumbulluar Kombëtarja shqiptare në Bad Ëaltersdorf të Austrisë. Menjëherë pas zgjimit, dhjetë futbollistë kuqezi i’u nënshtruan kontrolleve.

Tetë prej tyre, Cikalleshi, Berisha, Lenjani, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Memushaj e Abrashi ishin në listën kryesore të përcaktuar nga UEFA. Kontrolle ishin parashikuar edhe për Ansi Agollin dhe Burim Kukelin, të cilët ende nuk i janë bashkuar skuadrës kuqezi në grumbullim.

Kjo bëri që dy lojtarët të zëvendësoheshin me emrat e kuqezinjve në listën rezervë, me Migjen Bashën dhe Andi Lilën që i’u nënshtruan testeve. Lojtarët u shoqëruan nga pjesëtarët e Anti-Dopingut në tualet për provën e urinës dhe në një dhomë të posaçme për testin e gjakut.

Edhe pse lojtarët i pritën me humor kontrollet Anti-Doping, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për trajnerin Gianni De Biasi. Vizita e befasishme nga grupi i UEFA-s bëri që stërvitja e paradites në ditën e tretë të niste me 15 minuta vonesë.

“Pasi mbaruan procedurat, lojtarët dolën në stërvitje. UEFA gjithmonë zhvillon teste të befasishme, që sipas stafit mjekësor do të vazhdojë deri në startin e Kampionatit Europian.”

Kontrollet surprizë shkaktuan anomali në përgatitjet e parashikuara në programin e stërvitor, ndërsa prej këtij episodi edhe vetë trajneri De Biasi u paraqit me vonesë në fushat stërvitore.

Përgatitjet e skuadrës vazhduan të cunguara, me dy kuqezinjtë, Sokol Cikalleshi dhe Andi Lila që munguan në gjysmën e parë të stërvitjes, pasi u vonuan nga Anti-Dopingu. Ky ishte kontrolli i dytë i befasishëm i UEFA-s për Kombëtaren, pas atij të muajit Mars në Austri për miqësoret me Austrinë dhe Luksemburgun. Edhe në atë rast, kontrolleve anti-doping i’u nënshtruan 10 futbollistë kuqezi./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara