TRAGJIKE! 16-vjecari vdes duke hedhur fishekzjarre

E publikuar: 01/01/2018 04:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në këtë natë të ndërrimit të viteve. Një 16 vjecçar ka humbur jetën në Sanxhak te Kurbinit pasi kishte hipur ne tarracen e shtepise per te hedhur fishekzjarre. Familjaret e kane gjetur pa shenja jete me demtime ne koke. Policia ka nisur hetimet pee kete rast tragjik.

Njoftimi i policise

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë , pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express