Thaçi dekreton shpërbërjen e Kuvendit, paralajmëron konsultime me partitë për datën e zgjedhjeve

E publikuar: 26/08/2019 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para pak çastesh ka dekretuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Pas shpërbërjes së Legjislaturës së VI-të, Thaçi ka thënë se tash pas dekretimit të shpërndarjes së Kuvendit, do të konsultohet edhe me partitë politike dhe së shpejti do të vendos për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.

Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme.

Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses.