Tensionet në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit apelon qytetarët amerikanë të monitorojnë lajmet për zhvillimet e fundit

E publikuar: 12/06/2025 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Amerikan i Shtetit ka apeluar qytetarët amerikanë në Izrael dhe në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme që të monitorojnë lajmet dhe zhvillimet e fundit.

Kjo për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme.

Sipas Departamentit të Shtetit mjedisi i sigurisë mbetet kompleks.

“Për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, mjedisi i sigurisë mbetet kompleks dhe mund të ndryshojë shpejt. Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë në Izrael dhe në rajonin e gjerë nevojën e vazhdueshme për kujdes dhe i inkurajojmë ata të monitorojnë lajmet për zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim.