Pengoi hyrjen e Ramës në varrezat e dëshmorëve, djali i dëshmorit shpjegon arsyen

E publikuar: 18/04/2026 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u tentua të pengohej të hynte në varrezat e dëshmorëve në Velani nga djali i një dëshmori, raportojnë mediat që përcollën këtë ngjarje.

Rama shkoi për homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Në një video të publikuar nga EO shihet derisa ai i fliste Ramës, i cili heshti gjatë gjithë kësaj situate. Ndërkaq, persona afër Ramës dëgjohen duke i thënë se s’është momenti.

Në fund Rama ec drejt varrezave duke përshëndetur të pranishmit.