​27 vjet nga vrasja dhe masakrimi i 124 qytetarëve në Prishtinë

E publikuar: 18/04/2026 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Ushtria dhe policia serbe në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.