Vritet ushtari francez në Liban, Macron kërkon të arrestohen autorët

E publikuar: 18/04/2026 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar përmes një njoftimi në platformën X, se një ushtar francez ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në jug të Libanit.

Tre ushtarë të tjerë u plagosën dhe u evakuuan gjatë sulmit kundër misionit paqeruajtës të Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil), thotë presidenti francez, dhe shton se informacionet e disponueshme sugjerojnë se Hezbollahu është përgjegjës, raporton BBC, transmeton Klankosov.atv

Ai kërkon që autoritetet libaneze të arrestojnë menjëherë autorët e dyshuar.