Të shpëtohet shqipja

E publikuar: 26/08/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare përmbylli edicionin e 36-të me kërkesën për ta mbrojtur gjuhën shqipe në territoret ku ajo po vdes, shkruan sot Koha Ditore.

Duke marrë për bazë studimet e prezantuara gjatë këtij edicioni, drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, ka alarmuar institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Kërkesa u drejtohet institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë për të ndërhyrë urgjentisht me qëllim të shpëtimit të shqipes ku ajo është e rrezikuar dhe po vdes ngadalë, para së gjithash në Greqi, Ukrainë, Bullgari e Kroaci.

Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet tek arbëreshët e Italisë, ku gjendja është krahasimisht më mirë, por në rrezikun e shuarjes me ndikimin e globalizmit dhe faktorëve të tjerë”, ka thënë Paçarizi, të premten, gjatë ceremonisë së përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Seminarit.