
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar rritjen e shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Rritjen e këtyre shpenzimeve prej 829 për qind krahasuar me vitin e parë të qeverisjes, ai e ka komentuar me poezinë “Hakërrim” të Ali Asllanit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se po të ishte gjallë poeti shqiptar me vargjet e kësaj poezi do t`i përshkruante drekat dhe darkat e Albin Kurtit dhe njerëzve të tij.
Postimi i plote i Berishës:
Po të jetonte Ali Asllani sot, sigurisht se drekat e darkat me para të pupullit nga Albini dhe lakejtë e tij, do ti përshkruante edhe me fuqishëm se në poezin “Hakërrimi” ku nuk do të fillonte : Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë.
Por do ta fillonte poezin “Hakërrimi”; Që nga Prishtina gjer te Prizreni mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë.
…o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!/Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! /Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/ Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve”.