Takohen Fajon e Lajçak, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

E publikuar: 23/01/2023 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon ka takuar sot përfaqësuesin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi u zhvillua pak para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme.

Fajon dhe Lajçak shkëmbyen mendime për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas vizitës të fundit të shefit të Fajon në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Fajon dhe Lajçak kanë biseduar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimorë, kurse kanë theksuar si temë diskutimi vizitën e ministres Fajon në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë.

“Ata shkëmbyen mendime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e vizitave të fundit të diplomatës Fajon në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë”, thuhet në njoftimin e këtij dikasteri.

Më 16 janar, ministrja Fajon kishte qëndruar në Kosovë, ajo kishte zhvilluar takime me krerët e shtetit, njëri ndër to ishte edhe takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën kishte biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.