Sulmi terrorist i Banjskës-n’Serbi mendojnë se ishte vet Vuçiq përgjegjës për vdekjen e të rinjve serbë

E publikuar: 25/10/2023 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup serb që organizon sondazhe dhe shpërndanë video nacionaliste në rrjete të ndryshme sociale dhe në Telegram, ka organizuar një pyetësor të ri.

“Srpska Sparta”, kanali nacionalist serb në Telegram ka realizuar sondazhin rreth sulmit të 24 shtatorit në Bansjkë të Kosovës.

Në pyetjen se kush i ka dërguar të rinjtë serbë drejt vdekjes në manastirin e Banjskës, përgjigjet ishin ndryshe nga seç pritej.

Nga 54 përqind e votuesve në këtë kanal, del se ishte vet presidenti serb Aleksandar Vuçiq përgjegjës për këtë veprim.

Opsionet ishin: Vuçiq, Kurti, Millan Radoiçiq, vetë e kanë marr këtë vendim, rastësisht ka ndodhë apo ndonjë person tjetër, serbët që ndjekin këtë kanal nacionalist janë dhënë këto mendime që u shndërruar në votë.

Vuçiq del te jetë përgjegjës për këtë veprim me përqindjen më të madhe të votueseve me 54 %.