Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje
Sipas tij, mbrojtja i është ofruar pas një vlerësimi të organeve të sigurisë, kjo pas sulmit terrorist në veri të vendit.
Edhe pse ka pranuar mbrojtje nga Policia, Krasniqi u shpreh se nuk ndihet i kërcënuar.
“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, as më herët kur ka pasur raportime për sulme të mundshme. Ka qenë vlerësim i organeve të sigurisë që ta na ofrojnë mbrojtjen e afërt”.
“…kjo ndërlidhen me situatën pas sulmeve në veriun e vendit”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.















