Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

E publikuar: 06/03/2018 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, sot në gjithë Kosovën dhe trojet tjera shqiptare, do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Ceremonia e homazheve fillon në ora 09:00, me nderimet tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Homazhe do të bëjnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, zyrtarë shtetëror, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Në ora 17:00 mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri./insajderi/