Solari po e humb durimin me Marcelon dhe Iscon

E publikuar: 18/01/2019 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari është i ngopur me problemet fizike të Marcelos.

Jose Ramon de la Morena, duke folur në El Transistor, thotë se braziliani kishte shtuar shtatë kilogramë vetëm sezonin e kaluar.

Megjithëse ka humbur brenda disa muajve ka rënë në peshë për pesë kilogramë, situata e ka zemëruar trajnerin argjentinas.

Isco Alarcon (Getty Images)

Strategu është i hidhëruar edhe me mesfushorin Isco, i cili gjithashtu ka pasur probleme me peshën e tepërt.

“Solari ka thënë se po planifikon që dyshes që të mos i jep shumë hapësirë”, tha De La Morena derisa nuk e luftojnë peshën.

Ndërkohë, mediat spanjolle kanë raportuar se Reali do të ndajë rrugët me shtatë futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndryshe, Reali është duke u munduar të sjell edhe disa përforcime të reja pas rezultateve të dobët në këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/