SkyNews: Kamionët e ndihmës hyjnë në Gaza përmes Rafahut

E publikuar: 21/10/2023 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Televizioni egjiptian ka shfaqur pamjet e drejtpërdrejta të kamionëve me ndihma që hyjnë në Gaza përmes kalimit Rafah.

Ambasada amerikane tha më herët se pikëkalimi kufitar midis Egjiptit dhe Gazës do të hapet këtë mëngjes për të lejuar të huajt të largohen, raporton SkyNews.

Karvani i ndihmave përfshin 20 kamionë që transportonin ilaçe, pajisje mjekësore dhe një sasi të kufizuar ushqimi, tha zyra e mediave e Hamasit.

Më parë këtë javë, Izraeli ra dakord që ndihma mund të dërgohej në Gaza pas bisedimeve me presidentin amerikan Joe Biden.

Megjithatë, ajo tha se ndihma nuk do të hyjë përmes Izraelit – vetëm përmes kufirit me Egjiptin. /Klankosova.tv