Shqipëria në udhëkryq si pasojë e koalicioneve politike

22.01.2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqipëria në udhëkryq si pasojë e koalicioneve politike

Aurenc Bebja, Francë

Elita politikane, drejtuese dhe koalicioniste, qoftë me formim shqiptar apo perëndimor, më krijon ndjenjën sikur po e zhyt Shqipërinë çdo ditë pak e nga pak drejt « humnerës », pavarësisht se mundohet të dëshmojë të kundërtën. Duket sikur atë « dritën në fund të tunelit » do të na duhet shumë kohë për ta dalluar, edhe pse « tunelet shqiptare » nuk është se kanë ndojnë gjatësi metrike apo kilometrike të konsiderueshme. Më mërzit jashtë mase fakti që vendi ynë ende nuk ka arritur të nxjerrë në pah një lidership të ri politik, i cili ngjall besim në shoqëri.

Fatkeqësisht, shpresat e shoqërisë civile, për të kaluar nga niveli i mbijetesës në atë të jetesës, shuhen me politikat dështuese dhe natyrshëm me to rritet dëshpërimi dhe varfëria. Për shembull, a i ishin të nevojshme investimet për Jaguarët, The Economist, Blair-ët, Bunkerët ? – Ndoshta, por mund të kërkoheshin alternativa të tjera më pak kushtuese, kështu një pjesë e këtyre fondeve mund të ishte investuar për ata njerëz, të cilët Gjermania po kthen çdo ditë në Shqipëri, ose të tjerë që nuk arrijnë të paguajnë ilaçet apo shërbimet mjekësore, që nuk arrijnë të paguajnë energjinë elektrike, që nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre. A interesohet ndonjë « koalicionist » për Shqipërinë e varfër ? – Kushedi, ndonjëri/a. Në veçanti, interesohen të gjithë kur nevojitet një foto/video propagandistike për fushatën elektorale.

Si ka mundësi që një shtet i vogël me përafërsisht tre milion banorë – sa një krahinë në Francë (Bretagne) – ndodhet sot në një situatë të ç’thurur ? – Ndoshta, mjafton të analizohen « veprat » e klasës politike në tërësi për ta kuptuar. Shqipëria duket se po drejtohet si një lojë Poker-i nga politikanët, ku gjithçka mbështetet tek « shansi » dhe bllofi. Përse një elitë politikane është gjithmonë vizionare – largpamëse kur ndodhet në opozitë dhe « verbërohet » kur gjendet në pozitë ? – Në rastin e parë, kjo ndodh për të marrë pushtetin, ndërsa në të dytin që ta lëshojnë atë sa më vonë të jetë e mundur.

Në politikën shqiptare, më shqetëson përdorimi i termit « koalicion », që në teori do të thotë të kesh interesa të njëjta për qëllime të përbashkëta, ndërsa në praktikë qëllimet marrin një formë tjetër. Sot të bësh koalicion në Shqipëri, është sikur të bësh pakt me « Djallin ». Shqipëria po mbahet peng pikërisht nga loja koalicioneve « djallëzore ». A i kanë sosur limitet kësaj loje ? – E kanë tejkaluar, bajatur…i ka dalë boja. A mund të qeveriset një shtet, kur njëri mban timonin dhe tjetri frenat ? – Po, por me rrezikshmëri tmerrësisht të lartë destabilizimi. A mund të qeveriset një vend, kur njëri partner i koalicionit merr një vendim dhe tjetri e kundështon atë ? – Po, por nuk ka zhvillim – përparim. Për shembull, reforma në drejtësi dhe avancimi i dosjes për në BE do të jenë testi i radhës.

A është e këshillueshme që shqiptarët të vazhdojnë dhe të kenë besim te koalicionet politike, të cilat, në të kaluarën, i kanë bërë akuza nga më të rënda njëra – tjetrës ? – Jo, por hallet dhe varfëria i kanë detyruar dhe futur nën kthetrat e politikanëve. Ky « besim » do të vazhdojë edhe për pak kohë, deri në pritje të një lidershipi të ri, i cili po fillon të kërkohet – imponohet në mënyrë indirekte nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Politikanët e rinj do të distancohen nga korrupsioni dhe shqiptarët do të depolitizohen vetvetiu ashtu siç ka ndodhur edhe më parë në vendet perëndimore, dhe vetëm atëherë Shqipëria do të dalë nga udhëkryqi i « eksperiencave » të pseudo – koalicioneve politike.

Të mos harrojmë se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e politikanëve. – Atdheu mbi të gjitha !

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!