Shpërthen baba i Valon Behramit, hiqeni lloçin pastaj flisni për djalin tim

31.03.2015 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shpërthen baba i Valon Behramit, hiqeni lloçin pastaj flisni për djalin tim

Ragipi Behrami ka shpërthyer në akuza për Gani Koscin dhe Qeverinë e Kosovës, pas deklaratave fyese për djalin Valonin dhe familjen e tij.
Babai i Valon Behramit, Ragipi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të distancohet nga deklaratat fyese ndaj familjes së tij të zëvendësministrit, Gani Koci. Ragipi thotë se ministrat janë për ta hequr lloçin nga stadiumet, e jo për t’i përlloçur yjet, siç është Valon Behrami, të cilit i mungon në shpirt himni i vendit të tij.

Në kohën kur Valon Behrami dhe futbollistët tjerë shqiptarë të Zvicrës u ballafaquan me një situatë të keqe në kampin e tyre, ku disa lojtarë zviceran e kishin ngritur zërin kundër tyre, për shkak se nuk e këndojnë himnin e helvetikëve, futbollisti i Hamburgut, kur po mundohej ta qetësonte situatën në kampin zvicera u sulmua edhe nga Kosova.

Zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës, Gani Koci, nëpërmjet rrjeteve sociale tha se axha i Valonit kishte qenë, sipas tij, inspektor i Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë.

Ky pretendim i Kocit është quajtur i turpshëm nga babai i Valonit, Ragipi, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga zyrtari i lartë i saj.

“Ajo çka e ka thënë ai zëvendësministër është e turpshme, siç është vetë ai i turpshëm. Nuk e di as çka ka dashtë me thënë, kur asnjëherë s’kemi pasur lidhje me Serbi. I qoftë turp atij dhe Qeverisë së Kosovë që angazhon asi njerëz në udhëheqësin e shtetit. I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, sepse aty ka edhe njerëz të ndershëm, të distancohen prej tij”, deklaroi për “Zërin” babai i Valon Behramit.

“Ai njeri duhet ta shfrytëzoj pushtetin që e mban dhe ta heqë lloçin nga stadiumet e Kosovës, e pastaj le të flasë për Valonin, Xherdanin, Granitin dhe këta djem që kanë bërë shumë për Kosovën. E pashë një lojë të Kosovës në lloç, ku nuk dalloheshin lojtarët a janë të zinj apo të bardhë nga lloçi, dhe më erdhi keq jashtëzakonisht shumë, sepse ata djem nuk kanë faj, por çifti i këtij ministri”, theksoi Ragipi.

Ai pohoi se pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA do të merret vesh se kush është patriot, e kush tradhtarë.

“Pasi të pranohet Kosova në e FUEFAIFA ai njeri i turpshëm do ta shohë se kush është patriot e kush është tradhtar. T’i vijë turp që mundohet ta njollosë një karrierë të një djali që nuk di asgjë tjetër, veçse të luajë futboll, të krenohet me prejardhjen e tij shqiptare dhe të jetë korrekt me një shtet që e ka sjellë deri këtu”, u shpreh Ragipi.

“Kur unë kam ardhur në Zvicër, e kam pas vetëm një çantë me vete. Zvicra më dha gjithçka, mua, familjes time dhe Valonit. Valoni e ka për obligim ta ndihmojë vendin që i dha gjithçka. Valoni dhe shokët e tij nga Kosova e ndjejnë më së shumti mungesën e himnit të vendit të tyre, andaj sulmohen. Ndërsa, tani sulmohen edhe nga pseudo-patriotët e Kosovës. Le t’i vijë turp çiftit të tij, por Valoni gjithmonë do të vazhdojë ta dojë vendin e tij, Kosovën dhe do të vazhdojë me përpikëri t’i kryejë obligimet morale ndaj Zvicrës”, përfundoi Behrami./express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira

27 vjet nga çlirimi i Kosovës, ambasada amerikane: NATO hapi rrugën për paqe dhe stabilitet

27 vjet nga çlirimi i Kosovës, ambasada amerikane: NATO hapi rrugën për paqe dhe stabilitet

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

Tetë ulëse për Aleancën: Dorëzimi i mandateve mundëson hyrje të reja në Parlament

Tetë ulëse për Aleancën: Dorëzimi i mandateve mundëson hyrje të reja në Parlament

Enver Hoxhaj paralajmëron për rrezikun që i kanoset Kosovës pas zgjedhjeve

Enver Hoxhaj paralajmëron për rrezikun që i kanoset Kosovës pas zgjedhjeve

KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus”

KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus”

Supremja lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

Supremja lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë