Lajmet

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

12.11.2026 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin, nëse synimi është që në Kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti ligj.

Osmani ka thënë se qëndrimi i LDK-së do të varet edhe nga përmbajtja e asaj që do të sillet në Kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër një nisme të tillë.

“Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë, në qoftë se na jepet një mundësi e tillë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse synimi është përmbysja e vetos së presidentes apo një iniciativë e re ligjore për ndryshimin e ligjit. Megjithatë, sipas saj, LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk japin kontribut real në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Osmani ka kritikuar, siç i ka cilësuar, iniciativat që krijojnë pritje të rreme, duke thënë se energjia e institucioneve është dashur të përqendrohet në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

“Ju e dini që në parim LDK-ja nuk është pro iniciativave, të cilat në fakt, në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Republikës së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rreme. Dhe, në vend se e gjithë energjia e shtetit të fokusohej deri tani në mbrojtjen e kësaj të vërtete historike, sidomos ndërkombëtarisht, ne shohim që, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi, nuk e kemi asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare, ku para syve të botës do të mbrohej e vërteta historike e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Ish-presidentja ka theksuar se, sipas saj, mungon edhe një prezantim i koordinuar shtetëror në platformat e rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e historisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi asnjë prezantim, po flas për krejt shtetëror, por edhe përfaqësues të ndryshëm të partive politike. Sepse unë kam folur edhe për The New York Times, edhe në platforma të rëndësishme ndërkombëtare nga 16 shtatori e tutje, për ta mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës. Por, ndërkohë që shteti është dashur të fokusohej në mbrojtjen e kësaj të vërtete, ne kemi iniciativa të cilat as nuk janë në përputhje me Kushtetutën, as nuk janë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka paralajmëruar se iniciativa të tilla, sipas vlerësimit të saj, mund ta dëmtojnë edhe më shumë kauzën e mbrojtjes së së vërtetës historike të Kosovës, sidomos në prag të procedurës së apelit.

“Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike, të cilat natyrisht që kanë rëndësi”, ka deklaruar ajo.

Osmani është ndalur edhe te kritikat dhe etiketimet ndaj LDK-së për qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se partia i ka paraqitur qëndrimet në mënyrë parimore, por është përballur me akuza të papranueshme, duke përmendur edhe vendosjen e emrave të përfaqësuesve të LDK-së pranë njerëzve të Serbisë.

“LDK-ja të gjitha këto qëndrime i ka dhënë në mënyrë parimore. Fatkeqësisht, për këtë qëndrim parimor është goditur, është njollosur në mënyrën më të papranueshme të mundshme, duke vendosur edhe emrat tanë pranë njerëzve të Serbisë, gjë që ka qenë etiketim i papranueshëm”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vërtetën historike të vendit, por njëkohësisht nuk do të lejojë, sipas saj, cenimin e dinjitetit të njerëzve të LDK-së dhe familjeve të veprimtarëve të saj.

“Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të familjeve të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë torturuar dhe janë etiketuar si bashkëpunëtorë vetëm e vetëm pse i kanë qëndruar besnikë presidentit tonë historik”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë se mbrojtja e së vërtetës historike të UÇK-së dhe e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së nuk janë qëndrime kundërshtuese, por plotësuese të njëra-tjetrës.

“Prandaj, për ta mbrojtur edhe këtë të vërtetë dhe për ta mbrojtur të vërtetën e UÇK-së, mendojmë që këto nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto janë plotësuese, siç ka qenë binomi presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti, kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, shtoi Osmani

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Prishtina angazhon 24 kamionë për pastrimin e kryeqytetit, Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e 72 milionë eurove

Prishtina angazhon 24 kamionë për pastrimin e kryeqytetit, Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e 72 milionë eurove

PDK dhe LVV arrijnë marrëveshje: Ligji për Dhomat e Specializuara votohet sot siç është, amendamentimi nis menjëherë

PDK dhe LVV arrijnë marrëveshje: Ligji për Dhomat e Specializuara votohet sot siç është, amendamentimi nis menjëherë

Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim