Lajmet

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

15.11.2026 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Prishtinës, duke goditur një grup të organizuar kriminal që dyshohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Operacioni, i koduar “Heshtja”, është zhvilluar më 14 nëntor, pas një hetimi të gjatë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet kanë zbuluar dyshimet për funksionimin e një grupi të organizuar me strukturë hierarkike, ku përfshiheshin persona në pozita drejtuese dhe shpërndarës të narkotikëve në rrugë.

Gjatë operacionit, policia ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë, tableta të dyshuara ekstazie dhe një substancë të panjohur.

Përveç drogës, në mesin e provave materiale të sekuestruara janë edhe rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme, gjashtë vetura luksoze, telefona mobilë, pajisje elektronike, pajisje për vëzhgim, ora të markave Rolex dhe Franck Muller, si dhe stoli të çmuara.

Policia ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për paketimin e narkotikëve.

Sipas vlerësimeve të Policisë, vetëm kokaina e sekuestruar ka një vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh në tregun e rrugës, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet dhe veprimet operative janë duke vazhduar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Nga vizat italiane e subvencionet, te dyshimet për trafikim të kokainës – Astrit Haraqija ndër vite

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Rama akuzon Qeverinë për sabotimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena, uroj të reflektojnë

Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Vjosa Osmani: Logjikë mesjetare, Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë

Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë pasi u ndalua për 48 orë

Limaj kërkon epilog për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kjo papërgjegjësi është skandaloze

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë së PS-së, Tirana i besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut

Pse mungojnë barnat dhe ngecin projektet edhe kur buxheti është ndarë?

Zemaj i reagon Nagavcit: Faktet nuk janë gjuhë fyese, përgjegjësia për gjendjen në arsim nuk shmanget me deklarata

Opozita kundërshton Kurtin për kthimin e mjekëve, Oda konfirmon vetëm 40 ri-anëtarësime

Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian