Shënohet manifestimi kombëtar “Festa e Abetares”

E publikuar: 17/05/2017 08:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë organizon sot manifestimin kombëtar “Festa e Abetares 2017”.Manifestimi mbahet në Pallatin e Rinisë më ç’rast fjalën e hapjes do ta mbajë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

“Festa e Abetares” si manifestim tradicional, ka filluar të shënohet në vitin 2009 dhe ka karakter mbarëkombëtarë, ku përveç përfaqësuesve nga shtatë rajonet e Kosovës marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.