SHBA sërish e ndihmon Ukrainën, dërgon artileri, municione dhe radarë

E publikuar: 07/05/2022 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën që do të përfshijë artileri, municione, radarë dhe pajisje të tjera.

“Shtetet e Bashkuara po e vazhdojnë mbështetjen tonë të fortë për popullin e guximshëm të Ukrainës, ndërsa ata mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit të vazhdueshëm të Rusisë,” tha Presidenti Joe Biden.

“Ne po dërgojmë armët dhe pajisjet që Kongresi ka autorizuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë”, shtoi ai, shkruan BBC.

Biden ka thënë se fondet ekzistuese për Ukrainën ishin “pothuajse shteruar” dhe i kërkoi Kongresit të SHBA të miratonte paketën e tij të propozuar të ndihmës prej 33 miliardë dollarësh për “të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave”.

Një zyrtar amerikan tha se paketa e fundit e armëve ishte me vlerë 150 milion dollarë.