Shaqiri ia kishte bërë të qartë vëllait menaxher: Mos prano asnjë ofertë tjetër sepse dua të punoj me Kloppin

E publikuar: 19/01/2019 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri në verën e vitit 2018 iu bashkua Liverpoolit, një transferim që bëri bujë të madhe.

Ylli nga Kosova u kërkua nga shumë klube angleze si Arsenal, Tottenham Hotspurs apo Manchester United.

Ndërkohë interesim për të kishin shprehur edhe skuadrat gjermane dhe ato italiane.

Por gjilanasi ka treguar se kishte kërkuar nga vëllai i tij që është menaxher Erdin Shaqiri mos të pranojë asnjë ofertë tjetër.

Xherdan Shaqiri. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Unë mund t’i bashkohesha Liverpoolit edhe më parë kur ishte trajner Brandon Rodgers, por Bayerni nuk më lejoi të largohem dhe u mërzita shumë”, tha Shaqiri.

“Tani kur vëllai im më tha se Liverpooli po më kërkonte përsëri isha me të vërtetë i lumtur”.

“I thash atij mos prano asnjë ofertë tjetër më sepse dua të punoj me Jurgen Kloppin”, deklaroi Shaqiri.

28-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit, duke shënuar gola e duke dhuruar asistime. /Telegrafi/