Serbia pretendon se një nga terroristët u vra pasi ishte i plagosur, Petkoviq publikon një foto

E publikuar: 02/10/2023 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në konferencë për media është munduar sërish të argumentojë se serbët që e sulmuan Policinë e Kosovës para një jave u vranë pa rezistuar.

Petkoviq ka treguar një fotografi, ku pretendon se shihet Bojan Mijailoviq, një serb i vrarë të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai i kërkoi EULEX-it që t’i publikojë rezultatet e autopsisë së serbëve të vrarë, të cilat ai pretendon se po mbahen fshehur, pasi sipas tij dëshmohet se “Mijailoviq është vrarë derisa ishte shtrirë i plagosur”.

“Dëshmitë tregojnë qartë se ai është vrarë derisa ishte shtrirë në shpinë”, përsëriti disa herë Petar Petkoviq.