Së shpejti një film dokumentar për Lorik Canën. Flet ish kapiteni i kombëtares

E publikuar: 06/10/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kapiteni i skuadrës kombëtare Lorik Cane ishte i ftuar në një intervistë nga Julka Gramon në emsionin e saj‘You & me ‘ në NRG radio.

Ai ishte thirrur për të folur për projektet e tij të reja dhe mbi jetën private.
E pyetur nga gazetarja se si qëndronte puna që ai do te bëhej baba, lajm i cili u përhap në media kohët e fundit, Loriku shpejgoi dhe njëhëre se Monica bashkëshortja e tij nuk ishte shtatzënë.

Ish kapiteni foli dhe për fondacionin ‘Lorik Cana’ i cili i merr një pjesë të madhe të kohës.

Fondacioni ndërton infrastrukturë sportive në kopshte publike në vend, me synimin angazhimin e fëmijëve në aktivite sportive për një jetë më të shëndetshme.

Gjithashtu ai zbuloi dhe tjetër projekt në punë e sipër një dokumentar i cili do të quhet thjesht ‘Lorik’.

‘Projekti është punë e një gazetari që ka punuar me vite si gazetar sportiv.Ai është një moshë me mua, karrierat tona janë zhvilluar njëkohësisht. Bëhet fjalë për një dokumentar rreth një orë, një orë e gjysëm.Është xhiruar në gjithë gjithë vendet ku jam aktivizuar unë.Shpresojmë që në fund të vitit të jetë gati premiera më një version të shkurtër dhe një version i gjatë për televizione dhe kinema’.

Gjithashtu ai shtoi se ideja e emrit ishte e regjisorit.