Sabri Fejzullahu me më të bukurat tona…(Foto)

E publikuar: 18/03/2016 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se edhe për shumë kohë ai do të jetë i pashtershëm, energjik dhe shumë i dashur për publikun.

Ai është Sabri Fejzullahu, artisti që i kaloi të shtatëdhjetat dhe ka më shumë se një gjysmëshekulli në skenë, shkruan Kosovarja.

Në fillim si aktor e më pas si këngëtar, për të mos u larguar dot kurrë nga skena dhe televizioni.

Sot, ai këndon në të gjitha diskotekat e botës ku mblidhen shqiptarët. Me të kanë bashkëpunuar dhe kanë kënduar më të mirat e më të bukurat e koncerteve, e festivaleve , e spektakleve tona.

Diva si Adelina Ismaili, Ledina Celo, Leonora Jakupi ,Elvana Gjata , Bleona Qerreti , Dafina Zeqiri, Genta Imajli, Vjollca Haxhiu, Enca , Rozana Radi janë vetëm disa nga bukuroshet e talentuara që kanë mbajtur me të koncerte , mbrëmje muzikore në të gjitha vendet ku shqiptarët mblidhen për të dëgjuar muzikë dhe këngë shqipe. /Kosovarja /