Rusia: Çlirimi i Donbasit është prioritet për Moskën

E publikuar: 29/05/2022 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha për kanalin televiziv francez TF1 se “çlirimi i Donbasit është një prioritet i pakushtëzuar për Moskën,” ndërsa shtoi se territoret e tjera ukrainase duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

“Çlirimi i rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, të njohura nga Federata Ruse si shtete të pavarura, është një prioritet i pakushtëzuar”, tha Lavrov.

“Për territoret e tjera në Ukrainë… populli duhet të vendosë për të ardhmen e tyre në këto zona”, shtoi ai.