
Një burrë rreth 55-vjeç ka humbur jetën sot në fshatin Kotorr të Skenderajt, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor gjatë punës në pyll.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, më 12 qershor 2025.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës,” ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Policia ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal.
Shija e redaktorit
Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria…
“Grupi Evropian i Botuesve Arsimorë” mblidhet në Pejë, “Dukagjini” nikoqir
Hapet Panairi i Librit në Prishtinë