Sport

Rritet vlera në treg e futbollistëve të kombëtares

22.05.2016 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rritet vlera në treg e futbollistëve të kombëtares

Fitorja në testin miqësor me Francën i ka shërbyer shumë kombëtares Shqiptare, pasi tashmë kuqezinjtë jo vetëm që do të jenë në vazon e tretë për eliminatoret e Botërorit 2018, por vlera e futbollistëve në merkato është rritur ndjeshëm. Sipas faqes së specializuar Transfermarkt.com futbollistët e grumbulluar nga De Biasi për sfidën me formacionin e Dechamps kanë pësuar rritje në treg. Kështu nga 23 lojtarët e grumbulluar bie në sy që çmimin më të lartë në merkato e mban Elseid Hysaj, emri i të cilit lakohet si një përforcim për Napolin në sezonin e ardhshëm. Është e paevitueshme rritja e çmimit për futbollsitët që mbyllën sezonin në kampionatin shqiptar si portieri Alban Hoxha, mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Arbnor Fejzullahu dhe mesfushori Afrim Taku.

Gjithashtu bie në sy rritja e çmimit edhe për lojtarët e tjerë si Andi Lila, autori i golit ndaj Francës Ergys Kace, sulmuesit Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi. Në total vlera në treg e skuadrës së De Biasit që u grumbullua për miqësoren me Francën shkon në 20.7 milionë Paund teksa bie në sy mosha mesatare që shkon diçka më lart se 25 vjeç. Ndërkohë që po të shtosh emrat e futbollistëve të cilët luajtën si titullarë në sfidën eliminatore ndaj Armenisë vëren se vlera në merkato e kuqezinjve është akoma më e lartë. Kështu Shkëlzen Gashi vlerësohet në treg me vlerën 4.4 milionë Paund, Mërgim Mavraj 1.5 milionë, Taulant Xhaka 2.2 milionë teksa Amir Abrashi 1.76 milionë Paund./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara