Rri vetvetja, pse të bëhesh si dikush tjetër!

07.10.2015 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rri vetvetja, pse të bëhesh si dikush tjetër!

Shkëlqim Ajdini
Njerëzit përjetojnë shumë fenomene gjatë jetës së tyre, prej të cilave disa janë të pranueshme e disa jo. Rrjedha e përqafimit të fenomeneve në botë, ndoshta edhe mund të ketë marrë kahje te gabuar, por ky nuk është argument se duhet bërë të njëjtën edhe nga “kusuri” që janë në “standby” e nuk dijnë kah t’ia mbajnë. Realisht këta janë pikërisht në pikën e duhur të qëndrimit dhe nuk kanë arsye të hulumtojnë gjetjen e një modeli për ta pasuar në mënyrën e jetesës. Pasimi i një “idoli” dhe përshtatja e jetës konform tij, mund të sjell pasoja shkatërruese e denigruese.

Pse të bëhet një gjë e tillë kur ti mund të jesh më i mirë se ai që, ti ia ke caktuar vetes tënde si model jetese. Tërë angazhimin tënd dhe vullnetin jetësor do të duhej ta konsumoje sa për të kopjuar personalitetin e dikujt, që ti e ke njohur vetëm nga paraqitja e tij publike dhe jo nga jeta e tij private. Aq miop tregohesh sa që i bindesh një momenti, që mund të jetë fatal për ty. Edhe nëse do të dije mjaftueshëm për jetën e tij apo saj private, prapë është e patolerueshme që ti t’i bindesh një stili të tillë jetese.
Kur mundohesh të aktrosh në diçka që nuk je, do t’i zbehësh edhe tiparet e tua që nuk ia di vlerën. Do ta sfumosh talentin tënd. Sa keq!

Zhveshja nga ky mundim, krijon një lehtësi te secili prej nesh, çka pason me një motiv për të kuptuar jetën pikërisht ashtu siç duhet.
Gjithmonë të jetojmë me parimin se, ti s’mund të jesh askush tjetër, përveç vetvetes, dhe anasjelltas.
Të jemi të qartë, e gjjtha ka të bëjë me shndërrimin e personalitetit te dikush tjetër dhe jo përaqfimin e një cilësie pozitive nga dikush tjetër.

Ji vetvetja, krijo personalitetin dhe karakterin tënd, jeto siç je krijuar, mos e ndrysho zërin, mos luaj me intonacionin, mos e ndrysho të ecurën…mos…

“Mos u bëni imitues të tjerëve”, thotë profeti Muhamed a.s.

Shkëlqim Ajdini, gazetar

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!