Rrah nënën dhe motrën me probleme mendore, arrestohet gjakovari

E publikuar: 08/11/2023 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i rëndë i dhune në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë.

Policia në raportin 24 orësh tregon se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij (me probleme mendore).

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 07.11.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij (me probleme mendore). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.