Roma e çmonton Chelsean, Atletico befason për të keq (Video)

E publikuar: 01/11/2017 04:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka shënuar fitore bindëse ndaj Chelseat me rezultat 3-0 në Olimpico.

Giallorosët startuan mbarë takimin kur pas minutës së parë të lojës ishte El Shaaraëy ai që shënoi për 1-0.

Vetëm gjysmë ore më vonë (36’), ishte sërish El Shaaraëy ai që realizoi, tash pas një gabimi nga Rudiger.

Në pjesën e dytë Diego Perotti u tregua i pamëshirshëm ndaj Chelseat me një supergol nga distanca për 3-0.

Në anën tjetër Atletico nuk arriti asgjë më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Qarabagut edhe pse mysafirët përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak në teren.

Në Grupim C kryeson Roma me tetë pikë, pasuar nga Chelsea me 7 pikë. Atletico ka 3 pikë në vendin e tretë dhe e ka të vështirë kualifikimin.

Nëse Roma dhe Chelsea mposhtin Qarabagun, atëherë Atletico në asnjë variant s’mund të kualifikohet. /Telegrafi/