Robben: Kam bërë gjithçka për tu rikthyer nga dëmtimi, por ende nuk jam gati

E publikuar: 15/02/2019 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Bayern Munich, Arjen Robben nuk ka luajtur që nga 27 nëntori i vitit të shkuar. 

Robben ka njoftuar se do të largohet nga gjigantët gjermanë në fund të sezonit.

“Është shumë, shumë zhgënjyese. Ne kemi provuar gjithçka, por tani për tani nuk po funksionon”.

Arjen Robben në ndeshjen e fundit . (Photo by Adam Pretty/Getty Images)

“Për fat të keq, ky është problemi: ne nuk e dimë se çfarë është”.

“Është me të vërtetë e vështirë”.

“Dy herë jam kthyer pothuajse në ekip, dhe përsëri ka pasur një rikthim prapa”, deklaroi Robben për Bild.

Loja e fundit e Robben është më 27 nëntor në fitore 5-1 kundër Benficas në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/