Reagon Abdixhiku: Na duhet një ‘SPAK’, aty ta provojnë fatin

E publikuar: 30/05/2025 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për licencë të shitjes së rrymës.

Ai ka kritikuar mënyrën që po shpërndahen benefitet publike në vend, duke vënë theksin te favorizimi i familjarëve të pushtetit në subvencione, grante dhe në shitblerje të megavatëve.

“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve,” ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka kërkuar krijimin e një strukture të posaçme kundër korrupsionit, të ngjashme me SPAK-un në Shqipëri, duke thënë se një mekanizëm i tillë është i domosdoshëm për t’i dhënë fund padrejtësive.

“Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë!” përfundoi ai.