Lajmet

Raporti i Progresit për korrupsionin, Kurti e pranon se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë”

05.11.2026 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i Progresit për korrupsionin, Kurti e pranon se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë”

Kryeministri Albin Kurti, pasi ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.

Kurti tha se pas një periudhe të ngërcit politik, “i cili përkon me pjesën më të madhe të periudhës kohore që e mbulon ky raport, me 6 tetor zgjodhëm presidenten duke i dhënë fund persëritjes së zgjedhjeve të panevojshme e të kushtueshme”.

Në fillim të konferencës Kurti tha se Integrimi në BE mbetet prioritet i yni afatgjatë.”

“Pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e përfaqëson progresin që kemi bërë..Kosova meriton të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtrësim, pas një muaji bëhen katër vjet që nga aplikimi. Kosova mbetet i vetmi vend në BP pa statusin e vendit kandidat….Ambasador më lejoni ta ripërsëris kërkesën tonë për dorëzimin e pyeësorit rreth aoplkikimit tonë që të hapet rruga për statusin kandidat dhe çeljen e negociatave”, tha ai.

Sa i përket Raportit të Komisionit, Kurti tha se “niveli i përgatitjes nuk ka rënë në asnjë fushë…komisioni nuk konstaton kthim prapa askund”.

“Në luftën kundër krimit të organizuar niveli është ngritur”, sipas Kurtit.

“Progresi është vlerësuar në reformën e administratës publike, drejtësi, liri, siguri, statistika, menaxhimin e fondeve të BE dhe në lirinë e shprehjes”, vijon ai.

“Zgjedhjet janë vlerësuar si paqësore dhe të mirëmenaxhuara”, shton Kurti.

Ai foli edhe për progres në siguri.

Derisa në luftën kundër korrupsionit, raporti konstaton se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë dhe këtë vërejtje e marrim seriozisht”, tha Kurti.

“Por thotë dobësia kryesore qëndron te zbatimi dhe dënimi, jo te korniza ligjore, mbaron citati”, citoi Kurti.

Ai foli edhe për progres në ekonomi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

Rama në Paris: Kosova është e pavarur, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe

Rama në Paris: Kosova është e pavarur, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës