Lajmet

Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor

04.11.2026 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor

Komisioni Europian ka vlerësuar se Kosova nuk ka shënuar përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor, teksa ka theksuar ‘ndikimin e interesave politike dhe ekonomike’ në pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Në Raportin e Progresit për Kosovën, janë ngritur shqetësime edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat  e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në vitin 2025 ky Komision konstatonte progres të kufizuar në funksionimin e gjyqësorit.

Në kapitullin 23, që trajton gjyqësorin dhe të drejtat themelore, Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ende ndodhet në fazë të hershme, deri në një ‘nivel të caktuar të përgatitjes’ për zbatimin e standardeve evropiane.

“Kosova ndodhet ndërmjet fazës së hershme të përgatitjes dhe një niveli të caktuar të përgatitjes për zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe standardeve evropiane në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, ndërsa ka shënuar përparim të kufizuar. Kosova ndodhet ndërmjet fazës së hershme të përgatitjes dhe një niveli të caktuar të përgatitjes, por në përgjithësi nuk ka shënuar përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor”- thuhet në raport.

“Ndikimi i papërshtatshëm nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, siç janë interesat politike dhe ekonomike, vazhdon të mbetet pengesë e rëndësishme për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit. Në disa aspekte, ky ndikim madje është intensifikuar”- theksohet në raport.

Sipas raportit, paketa e projektligjeve për sistemin e drejtësisë ende nuk është miratuar, duke penguar kështu reformat e nevojshme në këtë fushë. Kjo thuhet se ka ndikuar negativisht në përpjekjet për të forcuar llogaridhënien dhe efikasitetin brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Më tej, Komisioni Europian thekson se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ngrenë shqetësime serioze lidhur me përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

“Ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit. Këto shqetësime lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe sigurimin e llogaridhënies efektive për krimet e luftës. Gjithashtu, ndryshimet ngrenë pikëpyetje për përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën”- thuhet në raport.

Më tej, në raport nënvizohet se vështirësitë në sigurimin e zbatimit efektiv të ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës tregojnë për një perceptim të kufizuar të llogaridhënies dhe përkushtimit ndaj reformave, si dhe për vazhdimin e ndikimit të interesave të caktuara.

“Shqetësime të veçanta ekzistojnë lidhur me urdhërarrestet e lëshuara në mënyrë retroaktive, si dhe zbatimin e procedurave dhe masave përkatëse mbrojtëse. Rekomandimet e Komisionit të Venecias për Ligjin për KPK-në duhet të përfshihen plotësisht në ndryshimet e ardhshme ligjore”- evidentohet në raport.

Megjithatë, Komisioni Europian vlerëson se janë shënuar disa zhvillime pozitive në çështje të caktuara, si përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndryshimet në përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), në përputhje me kornizën e ndryshuar ligjore, pavarësisht sfidave të paraqitura.

“Përfaqësimi i pamjaftueshëm i serbëve të Kosovës në sistemin gjyqësor vazhdon të mbetet shqetësim serioz. Kjo ndikon negativisht në karakterin shumëetnik të sistemit të drejtësisë dhe cenon Marrëveshjen e vitit 2015 për Dialogun për drejtësinë”- thuhet tutje në raport.

Rekomandimet e Komisionit Evropian nga raporti i vitit të kaluar, sipas raportit të vitit 2026 janë zbatuar pjesërisht dhe në masë të madhe mbeten ende të vlefshme.

Për vitin e ardhshëm, Komisioni thotë se Kosova duhet që, në veçanti, të sigurojë miratimin e legjislacionit që rrjedh nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe të forcojë efektivitetin e mekanizmave ekzistues për integritet, llogaridhënie dhe efikasitet brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke u përqendruar në zbatimin dhe mbikëqyrjen e përgjegjësive të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Gjithashtu Komisioni vlerëson se Kosova duhet të vendosë një kornizë të qartë të përgjegjësive për të gjitha funksionet menaxhuese në Këshilla, Gjykata dhe Prokurori, përfshirë sisteme transparente të monitorimit dhe llogaridhënies, si dhe masa të fuqishme korrigjuese për adresimin e performancës së dobët.

Njëherësh, Kosovës i duhet të forcojë llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, rasteve të tjera me profil të lartë dhe rasteve të dhunës me bazë gjinore, duke respektuar njëkohësisht disiplinën procedurale dhe rregullat për menaxhimin e lëndëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor

Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor

Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një

Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një

Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

KPMM inkasoi mbi 26 milionë euro në vitin 2025, Basholli raporton për shpenzimet buxhetore

KPMM inkasoi mbi 26 milionë euro në vitin 2025, Basholli raporton për shpenzimet buxhetore

Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Kryeprokurori i Shtetit cakton mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Specialen dhe prokuroritë themelore

Kryeprokurori i Shtetit cakton mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Specialen dhe prokuroritë themelore