Lajmet

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

04.11.2026 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar lidhur me buxhetin e vendit për vitin 2027 prej 4.27 miliardë euro duke thënë se Kosovës i duhet buxhet edhe më i madh për ekonomi që prodhon, eksporton dhe krijon vende të reja pune.

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), pas analizimit të Projektbuxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, shpreh shqetësimin se struktura e propozuar buxhetore nuk po i jep peshën e duhur zhvillimit të sektorit privat, prodhimit vendor, eksporteve dhe investimeve të reja.

“Projektbuxheti prej rreth 4.27 miliardë eurosh paraqitet si buxhet rekord, por madhësia e tij nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik. Ajo që ka rëndësi është se sa nga këto mjete krijojnë vlerë të re ekonomike, rrisin prodhimin, fuqizojnë bizneset dhe krijojnë vende të qëndrueshme pune”, thuhet në reagimin e AKB-së.

AKB-ja vlerëson se orientimi i madh drejt shpenzimeve për paga, subvencione dhe transfere, pa një program të fuqishëm zhvillimor për bizneset, nuk garanton qëndrueshmëri afatgjatë ekonomike.

Reagimi i plotë:

AKB: BUXHET I MADH, ZHVILLIM I PAMJAFTUESHËM

Buxheti 2027 prej 4.27 miliardë eurosh – shumë shpenzime, por pak orientim drejt zhvillimit ekonomik!

Kosovës i duhet  buxhet edhe  më i madh, për ekonomi që prodhon, eksporton dhe krijon vende të reja pune!

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), pas analizimit të Projektbuxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, shpreh shqetësimin se struktura e propozuar buxhetore nuk po i jep peshën e duhur zhvillimit të sektorit privat, prodhimit vendor, eksporteve dhe investimeve të reja.

Projektbuxheti prej rreth 4.27 miliardë eurosh paraqitet si buxhet rekord, por madhësia e tij nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik. Ajo që ka rëndësi është se sa nga këto mjete krijojnë vlerë të re ekonomike, rrisin prodhimin, fuqizojnë bizneset dhe krijojnë vende të qëndrueshme pune.

AKB-ja vlerëson se orientimi i madh drejt shpenzimeve për paga, subvencione dhe transfere, pa një program të fuqishëm zhvillimor për bizneset, nuk garanton qëndrueshmëri afatgjatë ekonomike.

Shqetësues është edhe zvogëlimi i planifikuar i buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë nga rreth 79 milionë euro në 23.4 milionë euro. Në kohën kur bizneset kanë nevojë për energji më të përballueshme, investime industriale dhe mbështetje për konkurrueshmëri, ky ndryshim kërkon sqarim të plotë nga institucionet përgjegjëse.

Po ashtu, realizimi prej vetëm 37 për qind i investimeve kapitale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 dëshmon se problemi i Kosovës nuk është vetëm ndarja e mjeteve buxhetore, por edhe aftësia institucionale për t’i realizuar ato.

AKB-ja kërkon që gjatë shqyrtimit dhe miratimit të Buxhetit 2027 të përfshihen këto prioritete:

1. Krijimi i një fondi zhvillimor për prodhimin vendor dhe ndërmarrjet prodhuese.

2. Mbështetje më e madhe financiare për eksportuesit dhe produktet Madie in Kosova.

3. Lehtësime fiskale dhe stimuj për investimet e reja private dhe industriale.

4. Masa konkrete për uljen e kostos së energjisë dhe rritjen e sigurisë energjetike për bizneset.

5. Rritja e realizimit të investimeve kapitale, me përgjegjësi dhe afate konkrete.

6. Mbështetje më e fuqishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si shtylla kryesore e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

AKB-ja nuk e kundërshton rritjen e pagave, pensioneve dhe mbështetjes sociale, por thekson se këto politika duhet të mbështeten në një ekonomi prodhuese dhe në një sektor privat të fuqishëm.

Nuk mund të kërkohet vazhdimisht më shumë nga bizneset, ndërkohë që nuk krijohen kushte të mjaftueshme për prodhim, investime dhe konkurrueshmëri. Biznesi nuk duhet të shihet vetëm si burim i të hyrave buxhetore, por si partner strategjik i shtetit në zhvillimin ekonomik.

Kosova nuk mund të mbështetet pafundësisht në konsum, importe dhe të hyra doganore, ndërkohë që prodhimi vendor mbetet i pamjaftueshëm dhe deficiti tregtar vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të ekonomisë.

AKB-ja i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që Buxhetin 2027 ta kthejnë nga një buxhet i shpenzimeve në një buxhet të zhvillimit ekonomik.

Kosovës  i duhet buxhet edhe me I madh  se  4.27 miliardë eurosh. Por kosovës i duhet më shumë prodhim, më shumë eksporte, më shumë investime dhe më shumë vende pune, tha Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

I dyshuari për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, Ramadan Morina, del para Gjykatës

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Kryeprokurori i Shtetit cakton mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Specialen dhe prokuroritë themelore

Kryeprokurori i Shtetit cakton mbikëqyrës për Prokurorinë e Apelit, Specialen dhe prokuroritë themelore

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Sveçla: Goditet një grup kriminal ndërkombëtar, arrestohen pesë persona

Sveçla: Goditet një grup kriminal ndërkombëtar, arrestohen pesë persona

Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Remi: S’kam hequr dorë nga bashkëpunimi me VV, me strategji shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq të Speciales

Remi: S’kam hequr dorë nga bashkëpunimi me VV, me strategji shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq të Speciales

Zhvarrimet në Kalludër e Jabukë, raporte të reja vijnë nga Haga, identifikohen Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti

Zhvarrimet në Kalludër e Jabukë, raporte të reja vijnë nga Haga, identifikohen Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti

Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

Rama ironizon VV-në: Hajde ta bëjmë Sallën Koncertale, projekti është gati

Rama ironizon VV-në: Hajde ta bëjmë Sallën Koncertale, projekti është gati

Tahiri kundërshton cenimin e pavarësisë së Akademisë së Drejtësisë, kërkon përfshirjen e rekomandimeve të Venecias

Tahiri kundërshton cenimin e pavarësisë së Akademisë së Drejtësisë, kërkon përfshirjen e rekomandimeve të Venecias

Trump thotë se SHBA do ta ndërpresë ndihmën për Izraelin në fund të vitit, sepse “ata s’kanë nevojë”

Trump thotë se SHBA do ta ndërpresë ndihmën për Izraelin në fund të vitit, sepse “ata s’kanë nevojë”