Lajmet

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE

04.11.2026 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar Raportin për Vendin 2026 të Komisionit Evropian.

Pas takimit, kryeministri Kurti ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për progresin e Kosovës, procesin e integrimit evropian dhe pritjet e vendit nga Bashkimi Evropian.

Kurti ka theksuar se pas një periudhe të ngjeshur politike, Kosova tashmë ka institucione stabile dhe ka përshpejtuar dinamikën e reformave që lidhen me integrimin evropian.

“Pas një periudhe të ngjeshur politik, i cili përkon me pjesën më të madhe të periudhës kohore që e mbulon ky raport, më 6 tetor zgjodhëm presidentin e Republikës, siç e dini të gjithë, duke i dhënë kësisoj sërish fund serisë së zgjedhjeve të panevojshme e të kushtueshme. Tani që kemi institucione plotësisht stabile dhe funksionim demokratik, kemi përshpejtuar dinamikën e reformave për integrim në Bashkimin Evropian, në veçanti të reformave prioritare të Planit të Rritjes”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë ka ritheksuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik afatgjatë i Kosovës, duke shtuar se ky proces gëzon mbështetje të gjerë qytetare dhe konsensus ndërpartiak.

“Vlerë e ritheksoj përkushtimin tonë si qeveri dhe si shoqëri pranë ta të plotë të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Integrimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik afatgjatë, siç edhe nënvizohet në raport. Ky përkushtim ka mbështetje të lartë dhe të qëndrueshme të popullsisë dhe gëzon konsensus të gjerë ndërpartiak”, u shpreh ai.

Megjithatë, Kurti ka vlerësuar se pozita aktuale e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk e pasqyron progresin që vendi ka arritur.

Ai ka përsëritur kërkesën që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim.

“Megjithatë, nuk mund ta lëmë pa e thënë se pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që kemi bërë. Siç kemi nënvizuar në të gjitha takimet dhe vizitat, në të gjitha nivelet dhe rastet ku na është dhënë mundësia, në veçanti me presidentin Costa, pastaj presidentën von der Leyen, komisioneren Kos, kancelarin Merz, presidentin Macron dhe shumë udhëheqës të tjerë të shteteve anëtare, Kosova meriton të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim dhe të fillojë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi.

Ai ka rikujtuar se kanë kaluar pothuajse katër vjet nga dorëzimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor 2022, në Pragë të Republikës Çeke.

Kurti ka theksuar se pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat.

“Pas një muaji bëhen katër vjet që nga koha kur kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022 në Pragë të Republikës Çeke. Përkundër kësaj, Kosova edhe më tej mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Raporti i Progresit për korrupsionin, Kurti e pranon se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë”

Raporti i Progresit për korrupsionin, Kurti e pranon se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë”

Schuebel: Kosova do të trajtohet njëjtë si shtetet e tjera në procesin e integrimit evropian

Schuebel: Kosova do të trajtohet njëjtë si shtetet e tjera në procesin e integrimit evropian

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE

Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor

Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor

Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një

Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një

Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

Raporti i BE-së: Qeveria ishte shumicën e kohës në detyrë, shumë deputetë mbajtën jashtëligjshëm pozita edhe në Qeveri

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

Marta Kos: Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave evropiane në Kosovë

KPMM inkasoi mbi 26 milionë euro në vitin 2025, Basholli raporton për shpenzimet buxhetore

KPMM inkasoi mbi 26 milionë euro në vitin 2025, Basholli raporton për shpenzimet buxhetore

Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet

Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

Rudolph: Me institucione të plota dhe pa bllokada, koha që Kosova të bëjë progres në aspiratat europiane

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj