Ramabaja: S’ka nevojë më t’i shtrohen pyetje Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 30/06/2025 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se nuk është e nevojshme që kjo gjykatë t’i nënshtrohet pyetjeve të mëtejshme.

“Kushtetuta jonë e ka të përcaktuar se kush mund të bëjë pyetje dhe kush mund të shkojë. Ma merr mendja se nuk ka nevojë të i shtrohet pyetje kësaj Gjykate. Ka një keqkuptim me qëllim tek disa, meqë nuk jemi të gjithë juristë. Nuk ka mundësi që çështjet politike t’i zgjidhë asnjë Gjykatë. Kjo Gjykatë me këtë aktgjykim i ka dhënë kontribut të veçantë, shpjegime teorike dhe praktike parlamentare që i plotësojnë nevojat që politikanët t’i zgjidhin me marrëveshje. Krejt problemi është tek ndryshimi i mënyrës për votimin”, tha ai ne “Debat Plus”.

Ai shtoi se pollitikanët duhet ti zgjdhen situatën me marrëveshje mes tyre.