Qeveria ka ndëshkuar vetëm mësimdhënësit, pagat kanë dalë për grevistët tjerë

E publikuar: 03/10/2022 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat e shtatorit për mësimdhënësit për shkak të grevës, por një gjë të tillë nuk ka ndodhur edhe për punonjësit që ishin pjesë e grevës në sektorin publik.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka bërë të ditur se shërbyesve civilë të cilët kanë qenë në grevë sot u kanë dalë pagat në xhirollogaritë e tyre.

Jasharaj ka thënë se shihet se Qeveria Kueti she ministri Murati kanë tendencë për persekutim të mësimdhënësve dhe sindikatës më të madhe.

Jaaharaj tha më Kanal 10 se do të presin deri më datën 5 tetor dhe nëse nuk ekzekutohen pagat do të bëjnë padi në gjykatë.