Pushuesi që dyshohet se humbi jetën në plazhin e Durrësit është rreth 50-vjeçar

E publikuar: 29/06/2025 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personi që dyshohet se ka humbur jetën në plazhin e Durrësit është i moshës rreth 50-vjeçare.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se paraprakisht dyshohet  se ai është mbytur në det, raporton Euronews.al.

“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të  këtij rasti”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.