Publikohet fotoja pas lirimit të 3 policëve që u mbajtën nga 14 qershori në paraburgim në Serbi

E publikuar: 26/06/2023 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar fotografi me tre policët që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data 14 qershor.

Tre policët që u kidnapuan në veri janë liruar sot, raportoi Gazeta Express.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.