Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
“>Tahiri foli rreth përgatitjeve të shtetit të Kosovës për procesin e Apelit në Hagë për katër çlirimtarët.
“E para, shteti i Kosovës e ka përcaktuar një komision që do të merret me hartimin e strategjisë së shtetit të Kosovës, strategji e cila duhet të jetë në mbështetje të katër çlirimtarëve që janë në Hagë. Emrat janë vendosur, këtë javë besoj do të ketë edhe një takim, por mbi takimet është e rëndësishme të mos ketë vonesë që shteti i Kosovës të veprojë në adresimin e kësaj teme që është bukur e rëndësishme”, deklaroi para mediave shefi i deputetëve të Aleancës.
“Sot është data 19, pra ka kaluar një muaj prej kur është marrë vendimi, shteti i Kosovës ende nuk ka marrë veprime të cilat ishin dashtë të jenë bazë në raport me qëndrimin e shtetit në Bruksel, Londër, Ëashington e kudo”, theksoi ai.
Tahiri, ka folur edhe për problemet me të cilat po përballen qytetarët, duke përmendur çmimet e larta, varfërinë, shërbimet shëndetësore dhe arsimin.
Tahiri ka thënë se Kuvendi duhet ta kryejë punën e tij si detyrim shtetëror e kombëtar, ndërsa ka kritikuar vendosjen e njerëzve partiakë në institucione të pavarura.
Ai ka theksuar se pakënaqësitë e qytetarëve lidhen me vështirësitë ekonomike dhe sociale, duke kërkuar që Qeveria të përqendrohet në politika që adresojnë këto probleme.
“Ose unë do të kërkoj kryesisë që Kuvendi ta bëjë punën e vet, si detyrim shtetëror e kombëtar prej këtu. Pra kjo është një qëndrim financiarisht. Çështja e dytë që është bukur problematike, edhe që nuk po diskutohet, ama parasysh që në Kosovë ekziston një demokraci shumë funksionale. Këtu u zgjidhet, këtu u pari e parë. Mësimet që duhet t’i nxjerrë qeveria që është tash e zgjedhur, është prej çka u ngjall në Evropë. Çka është duke ngjallur gjithëandej me pakicat e mëdha? Dhe unë po them kështu: Është krejt legitime me vendos një figurë politike në presidencë, e gjithë këtë në grup apo në fund. Është totalisht e papranueshme me secilin institucion të pavarur me vendos një njeri që e zë partia. Këtu fillon padrejtësia. Këtu fillon energjia negative te të rinjtë e të rejat. Është totalisht e paprekshme për mua që të gjithë e dimë qysh është gjendja në shëndetësi”, ka shtuar ai.
“Dhe të mos ketë reflektim çka është ngjallur në rrugë, secilës familje që i sëmuret një anëtar i familjes, babë, nënë, gjysh, e gjyshe, vëlla, motër, besoni ajo familje vjen në depresion për shkak se kanë me bërë kredi pa mundur parasysh ajo mbyllja ajo. Tre, arsimi. Kjo është gjeneratë e re, por gjeneratë e cila siç po shihet, identitetin e vet edhe biologjik, familjes, edhe kombëtar, po çka shumë e ka lidhur me identitetin e vet global.
Problemet janë në çmimet e larta, në varfëri, në shërbime në shëndetësi dhe në arsim. Këto janë katër problemet kryesore. Këtu duhet me pas reagim, pra ky ka me qenë qëndrimi im si kryetar i grupit në Kuvend. Dhe ky ka me qenë qëndrimi alternativ me propozu politikat, duhet me fillu politikë që brenda qeverisë çfarë duhet me bërë, vendos tani në këtë gjendje luftarake. Çfarë duhet me u vendosë 200 milionë euro, e jo në rrogën e 13.
Po Aleanca do të shkojë mbi, pse është me e pa një akumulim, një energji bukur të rëndë në Kosovë, e që ndërlidhet drejtpërdrejtë me paknaqësi, se njerëzit shkurt edhe qysh nuk po mujn e lidhin mujin me mujin”, ka deklaruar Tahiri./EO





























