Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.
“Kontaktet politike ndërmjet dy qeverive tona janë shtuar në vitet e fundit dhe, pasi ju takova në Neë York në shtatorin e vitit të kaluar, ju mirëpritët ministrin tim të Punëve të Jashtme, z. Prévot, në Prishtinë në prill të këtij viti. Këto shkëmbime reflektojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi kryeministri De Wever.
Duke vlerësuar bashkëpunimin aktual, kryeministri De Ëever shprehu gatishmërinë për zgjerimin e tij, duke përmendur edhe rolin e mërgatës.
“Ju lutem, më lejoni të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona në fushat e policisë dhe gjyqësisë, sikurse përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar, një çështje që përbën shqetësim të madh për të dyja, Belgjikën dhe Kosovën. Shpresoj që do të kemi mundësi të zgjerojmë bashkëpunimin tonë më tej në fusha të tjera, përfshirë mbrojtjen dhe burgjet, gjithashtu duke thelluar lidhjet tona ekonomike, posaçërisht duke ndërtuar mbi lidhjet e forta njerëzore të krijuara nga diaspora”, vazhdoi ai.





























