Prishtinë, punëtorja e bankës raporton për para të falsifikuara

E publikuar: 26/09/2017 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtore në njërën nga bankat në Prishtinë ka raportuar se deri sa po numëronte një shumë parash, ka hasur në një kartë-monedhë prej 100 eurosh, për të cilën dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë 25.09.2017-15:40. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një filial bankar, gjatë deponimit dhe numërimit të një shume parash kishte hasur në një kartë-monedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar”, bën me dije policia.