Refuzimi i takimit me Kurtin, AAK njofton për arsyen

E publikuar: 13/05/2024 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, por vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Lidhur me refuzimin e tyre, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një përgjigje për Portalin Dukagjini e ka bërë të qartë se tema e propozuar për këtë takim ka të bëjë me agjendën legjislative, dhe sipas tyre, kjo është çështje që i përket drejtpërdrejtë shefit të Grupit Parlamentar.

Ata thonë se janë të gatshëm të diskutojnë nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me interesin nacional.

“Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar Kurtit, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër”, thuhet në përgjigjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.