Osmani lutje për qytetarët në Kosovë e mërgatë: Regjistrohuni

E publikuar: 13/05/2024 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm edhe katër ditë kanë mbetur për t’u regjistruar.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve në Kosovë e mërgatë të regjistrohen.

“Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar e Osmani në Facebook,