Presidentja Osmani takohet me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj

E publikuar: 02/07/2025 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim e kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të përpjekjeve për të tejkaluar ngërçin politik që ka bllokuar konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të osovës.

Ky është raundi i dytë i takimeve që presidentja Osmani po zhvillon me liderët politikë pas zgjedhjeve të fundit. Ndërsa konsultimet e para ishin mbajtur në një format të përbashkët, kësaj radhe takimet po zhvillohen në mënyrë të ndarë me secilin kryetar partie.

Gjatë ditës, presidentja Osmani është takuar me kryetarin e PDK-së dhe LDK-së.

Qëllimi i këtyre takimeve është arritja e një konsensusi politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, në përputhje me afatet kushtetuese dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.