Presidentët e Bayern dhe Juventus po krijojnë Superligën Europiane

17.03.2016 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Në këtë histori vetëm një gjë është e sigurt: në 2018 Champions-i që njohim do të zhduket.

Dy janë skenarët e mundshëm: 1) një Champions i ri; 2) ose Superliga që do t’i zërë vendin, e cila do të trondiste ekuilibrat financiare dhe politike. Rumenige dhe Anjeli, shefat e Bajernit dhe Juves, kanë qenë më aktivët në bërjen publike të projektit, i cili mbetet ende virtual, por duket i pashmangshëm.

Revolucion dhe paqe

Anjeli është një revolucionar, një prej më të vendosurve për të ndryshuar, sepse vjen nga modeli amerikan privat: një turne i ngjashëm me NBA-në dhe NFL-në, i pavarur dhe me shpenzime marramendëse pa i dhënë më mundësi BE-së që të ndërhyjë.

Një formulë që ngjason me spektaklin e madh në tokën e premtuar, por e cila u jep fund qindra viteve histori të klubeve të vogla, të cilat luftojnë për të rrëzuar hierarkitë. Jo se Rumenige nuk ka të njëjtin rebelim për të riformatuar Champions-in, por duke qenë se është një nga ata që ka ndihmuar në krijimin e kompeticionit, e bën më të hapur për rinovimin e kontratës me Ligën e Kampioneve. Por, me klauzolën që ai, (pra Bajerni) dhe klubet e tjera të mëdha të jenë gjithnjë pjesë e saj.

Premier Liga kundër

Çështja është kjo. Champions-i ka krijuar një sistem pervers, i cili nuk e pranon thënien hamletiane “të jesh apo të mos jesh”.

Një nga shembujt më të mirë ilustrues është Rozenborgu, i cili bashkë me premiot, ka thelluar një hendek 10-vjeçar në Norvegji me klubet e tjera. Por edhe Juventusi ka krijuar një bilanc me të cilin asnjë ekip italian nuk mund të përballet. Efekti tjetër është se duke shkuar shumë lart, kur bie vritesh më shumë: pas kaq shumë vitesh Champions dhe arkëtime, të qëndrosh një sezon jashtë, shkakton dëme të mëdha (shikoni Interin dhe Milanin).

Prandaj nevoja është që këto klube të jenë gjithnjë në garë dhe kjo ndodh me Superligën. Por, kundër këtij projekti është një armik i fuqishëm: Premier Liga është financiarisht Superliga e vërtetë që tërheq investimet e Champions-it. Spektakli i tyre është unik: me bumin e të drejtave televizive, shumë shpejt pritet që 15 nga 20 klubet më të pasura të Europës do të jenë nga ishulli.

Evolucion-revolucion

Si ndryshohet? Nuk ka ende asnjë diskutim zyrtar, por projekti ka nisur. Shpejt, idetë do të mblidhen të gjitha dhe do të diskutohen me UEFA-n: nëse Champions-i i ri nis nga 2018- ta, duhen firmosur kontratat nga viti 2017 dhe vendoset brenda 2016-ës.

Sot mazhoranca e klubeve të mëdha do të ishte e kënaqur ta transformonte turneun në një Champions të ri. Nuk përjashtohet që Superliga të shërbejë për t’i bërë presion UEFA-s së dobësuar nga skualifikimi i Platinisë dhe nga ngjitja e Infantinos. Një përgjigje negative do ta precipitonte situatën drejt një Superlige, e cila do të tërhiqte sipërmarrësit përtej Atlantikut.

Champions-i i ri

Në formatin e ri të mundshëm të Champions-it, me 32 apo 48 klube, parashikohet: më shumë ndeshje dhe miliona për klubet pjesëmarrëse, hyrje më e lehtë për të mëdhatë pa “playoff”- e dramatike dhe më pak ekipe të vogla. Mundësisht, vende fikse për të mëdhatë në bazë të palmaresit dhe rezultateve të fundit. Kalendari do të ngjishej, por ky lloj Champions-i do të bashkëjetonte me kampionatet. Sot turneu vlen 1.6 miliardë euro në vit: shumë pak, sipas Anjelit, sepse NFL arrin 6-7 miliardë.

Superliga

Nëse evolucioni nuk jep rezultat, atëherë do të kemi revolucion. Një Superligë me një grup fiks skuadrash: (Real, Barça, Atletiko, Juve, Inter, Milan, Junajtid, Liverpul, Arsenal, Çelsi, PSG, Bajern, Porto dhe ndoshta Ajaksi).

Plus një përqindje variabël e klubeve angleze, spanjolle, gjermane, italiane dhe franceze me akses më të lehtë nëse renditen mirë në kampionat. Pra shans për Sitin, Totenhemin, Sevijen, Valencian, Napolin, Romën, Shalken, Volfsburgun, por edhe Lestërin. Shifra ideale e ekipeve do të ishte 16-24, kampionat “alla italian” dhe “playoff”.

Një shembull: 24 skuadra të ndara në 2 grupe nga 12 (pra 22 ndeshje vajtje-ardhje) dhe eliminim direkt nga 1/8-at (7 ndeshje të tjera). Në total, 29 ndeshje. Champions-i mund të zhdukej ose të humbte vlerat si një Ligë Europe e re (për atë që nuk kualifikohet në Superligë).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)