Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

19.09.2016 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka nisur një sezon për t’u harruar. Pasi u rikthye nga huazimi që pati te FC Nantes, anësori kuqezi pati shpresa aktivizimi te klubi i tij, FC Rennes, i cili nuk e shiti, madje as e vijoi huazimin e tij. Por, realiteti duket krejt ndryshe. Lenjani nuk ka luajtur në kampionatin e ri francez, duke humbur edhe vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare. Ndaj Maqedonisë, në kualifikuesen e parë të Grupit G për “Rusia 2018”, ai qëndroi në stol, duke “hapur krahun” për Jahmir Hyka. Kjo situatë duket se e ka vënë nën presion futbollistin në fjalë, i cili përmes një statusi në Facebook thotë se është i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij, sepse është mirë fizikisht: “Të nderuar tifozë të Stade Rennais. Stade Rennais FC. Në javët e fundit shumë është shkruar për mua dhe reagimet më kanë prekur. Ndihem mirë në Rennes dhe dua të bëj më të mirën për ekipin. Unë dua për ta ndjekur ardhjen time në Bretagne, e cila nuk ishte e lehtë në fillim. Kisha një lëndim, që më mbajti jashtë fushave të lojës për një kohë. Mundësia për të luajtur te Rennes ishte aq e komplikuar, sa m’u dha shansi për të qëndruar në Ligue 1, duke i dhënë një dorë FC Nantes, në formë huazimi. Kjo më lejoi mua që të kem kohë aktivizim, të përjetoj përvojën e “Euro 2016” dhe të isha gati për t’u kthyer në Bretagne. Ndihem më mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për klubin tim, për tifozët.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)